Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi u pa duke u larguar nga shtëpia si finalist i parë i eliminuar.

Ky zhvillim ka sjellë shumë zhgënjim dhe habi në mesin e publikut të gjerë, duke qenë se Meritoni kishte fituar një ndjekje të madhe dhe pritshmëri të lartë për performancën e tij në shtëpi.

Rrjetet sociale janë mbushur me spekulime dhe teori në lidhje me një mundësi përplasjeje mes Meritonit dhe ekipit të produksionit, një situatë e cila mund të ketë ndikuar në largimin e tij të befasishëm.

Në veçanti, largimi i menjëhershëm i Meritonit dhe Ilnisës nga studioja akoma pa përfunduar spektakli, si dhe mungesa e tyre në festën pas-finale, kanë ngjallur më shumë dyshimet për një ambient të tensionuar.

Kjo shton më tej atë që zakonisht quhet si “hatërmbetje” nga ana e Meritonit ndaj produksionit.

Më tej, Meritoni ka qenë tepër rezervuar në lidhje me përvojën e tij në shtëpi. Ai nuk ka bërë asnjë prononcim publik dhe as nuk ka përditësuar llogaritë e tij sociale, përveç një fotoje ku shihet krah Ilnisës – e cila u publikua nga vetë ajo.


Shtuar 27.05.2024 15:44

Tags: ,