“Më kanë kërcënuar”, Ana Kauri reagon pas largimit nga Përputhen

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri e ftuar në  “Trotuar”  ka rrëfyer marrë kërcënime nga më të ndryshmet gjatë kohës kur ka qenë në program.

“Kanë qenë kërcënime në Instagram të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha Ana.

Kujtojmë se ajo u largua nga “Përputhen” vetëm pak javë më parë. Ana tha se nuk po ndihej vetvetja në program.

 


Shtuar 21.03.2021 15:03

Tags: ,