BE: Personat me sindromën Down në Kosovë kanë mungesë të kujdesit institucional

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për Ditën Botërore të sindromit Down ka riafimuar angazhimin për shoqëri gjithëpërfshirëse.

 

Nga Bashkimi Evropian përmes një shkrimi në Twitter u theksua se personat me sindrom Down në Kosovë përballen me paragjykime e mungesë të kujdesit institucional, të tilla si qasje në shkollë e punë.

Nga BE-ja u tha se të njëjtit kanë nevojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të qëndrueshme në Kosovë.

“Ndërsa shënojmë Ditën e Sindromit Down, zyra e BE-së në Kosovë riafirmon angazhimin për shoqërinë gjithëpërfshirëse. Njerëzit me/ose sindromën Down përballen me paragjykime, mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë dhe punë, veçanërisht gjatë COVID-19. Ata kanë nevojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të qëndrueshme në Kosovë”.

Ndryshe sipas statistikave, në Kosovë janë mbi 930 persona me Sindromën Down, 300 prej të cilëve marrin shërbim në shoqatën ‘Down Syndrome Kosova’.

Ndryshe, personat me Sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46-të. Ata kanë një kromozom ekstra 21 dhe njihet edhe si trisomi 21. Që nga viti 2006, 21 marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromën Down.


Shtuar 21.03.2021 14:58

Tags: ,