Me Feron dhe vajzën e tyre, Arbenita Ismajli ndan imazhin më të bukur familjar (FOTO LAJM)

Arbenita dhe Fero po shijojnë ditët më të lumtura të jetës së tyre pasi u bënë prindër për herë të parë në fund të muajit që lamë pas. Modelja dhe reperi mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina.

Gjatë këtyre ditëve, çifti i famshëm kanë ndarë momente me vogëlushen por nuk e kanë zbuluar portretin e saj. Së fundmi, ka qenë Arbenita e cila ka publikuar një imazh të bukur si familje.

Ajo shihet teksa mban në krahë Ninën ndërsa Fero është mbështetur pranë tyre. Kujtojmë që këto ditë kanë qenë mjaft të vështira për Arbenitën, pasi në ditën që u bë nënë humbi dhe të atin.


Shtuar 6.05.2021 16:27