Shpërthimi në kompaninë e naftës, merret vendimi për shefin e Teknikës

Gjykata e Fierit ka vendosur “detyrim paraqitjeje” për Erion Alushaj, shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte në Mallakastër.

Kujtojmë se ditën e hënë, në fshatin Kash rreth orës 07.30 të mëngjesit u përfshi nga flakët një tubacion nafte pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës.

Për pasojë u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 50 vjeç.

40 vjeçari Erion Alushaj akuzohet për veprën penale  “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.

Shtuar 6.05.2021 04:05