“Me diejt e mi”, Alban Dudushi dhe Kroi ia bëjnë ditëlindjen speciale Bieta Sulos (VIDEO)

Moderatorja e çdo pasditeje në “Ftesë në Pesë”, feston sot ditëlindjen e 36.

Moderatorja s’na i kurseu momentet e bukura të ditës së shënuar, që i festoi me personat e saj më të dashur, Alban Dudushit dhe Kroit.

Ajo ka ndarë në Instagram një video me të birin, Kroin, teksa ndez qirinjtë e tortës, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Minutat e para te 9️⃣ ? Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit, sepse me diejt e mi prane mosha reale eshte kjo… ?❤️???”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Përveç faktit që e shohim çdo ditë në ekran, Bieta mundohet të jetë sa më aktive edhe në rrjete sociale dhe të ndajë me ndjekësit shumë momente të jetës së saj të përditshme.

Pas punës, moderatorja vrapon menjëherë për në shtëpi tek i vogli i saj Kroi dhe bashkëshorti, Alban Dudushi dhe herë pas here gjen kohë të komunikojë edhe me ndjekësit në Instagram.


Shtuar 9.04.2021 13:51