Marc Anthony mirëpret fëmijën e tetë, çifti zbulon emrin e veçantë të vajzës së porsalindur

Ylli i muzikës latine Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij Nadia Ferreira kanë ndarë gëzimin e tyre me publikun duke konfirmuar ardhjen në jetë të fëmijës së dytë të përbashkët.

Të lidhura

None found

E sapoardhura në familje është pagëzuar me emrin Myla, duke shënuar kështu fëmijën e dytë për çiftin dhe të tetën për këngëtarin 55-vjeçar.

Njoftimi u dha përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku çifti publikoi edhe disa fotografi të para të foshnjës. “Është një bekim i jashtëzakonshëm që mund t’ju tregojmë se Myla jonë e dashur ka ardhur në jetë. Nuk mund ta përshkruajmë dot lumturinë që mbush shtëpinë tonë”, shprehen ata në mesazhin e postuar.

Vogëlushja Myla tani bëhet pjesë e familjes së bashku me të vëllanë e madh, Marcos, i cili kishte lindur në muajin qershor të vitit 2023.

Lajmi i shtatzënisë së dytë ishte bërë i ditur që në janar të këtij viti, pikërisht në ditën e përvjetorit të tretë të lidhjes së tyre. Në atë kohë, ata publikuan një imazh ku Marcos i vogël vendoste dorën mbi barkun e rrumbullakosur të nënës, duke shkruar: “Në këtë përvjetor të tretë, jeta na dhuron një mrekulli. Zoti është i madh.”

Disa javë pas këtij njoftimi, modelja nga Paraguai zbuloi edhe gjininë e foshnjës përmes një fotografie me këpucë të vogla në ngjyrë rozë.

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira u kurorëzuan në janar të vitit 2023 në një ceremoni në Miami, rreth tetë muaj pas fejesës së tyre. Për të renë kjo përfaqëson martesën e parë, ndërsa për artistin është bashkëshortorja e katërt.

Me këtë ardhje të re, Marc Anthony ka gjithsej tetë fëmijë nga marrëdhënie të ndryshme. E para ishte Arianna, e lindur në vitin 1994 nga lidhja me Debbie Rosado, gjatë së cilës ai adoptoi edhe djalin Chase. Më vonë, nga martesa me ish-Miss Universe Dayanara Torres, erdhën në jetë Cristian dhe Ryan.

Një prej periudhave më të komentuara të jetës së tij ishte ajo pranë Jennifer Lopez, me të cilën qëndroi i martuar për një dekadë. Ish-çifti kanë së bashku binjakët Maximilian dhe Emme.

Së fundi, emri i Marc Anthony është përfolur në shtyp pasi ai nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të binjakëve. Pak kohë më pas, Jennifer Lopez pranoi në një intervistë se i kishte rritur fëmijët me shumë pak mbështetje, një deklaratë që shkaktoi reagime të shumta në platformat sociale.


Shtuar 22.07.2026 21:50

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom