“Mami më ka rrahur gjithë jetën, kam shenja edhe sot”, personazhi i njohur i Top Channel tregon historinë shokuese

Situata pa koment, përjetime që kur i dëgjon është e vështirë ta mendosh se i ka vuajtur mbi kurriz një njeri, e aq më tepër fëmija.

Kohët sot kanë ndryshuar, por ndoshta zhvillimin më të madh e shohin qytetet, sepse e sigurt që edhe sot, thellë në fshate të largëta vitet kanë qenë thjesht numra, e mentaliteti mbetet po ai.

I tillë ishte dhe mesazhi që kishte mbërritur nga një ndjekëse në instagramin e Neda Ballukut, e cila kohët e fundit është shumë aktive me këshillat dhe opinionet e saj.

“Mami më ka rrah gjithë jetën si me rrip, më mbyllte në kasollen e lopës dhe më rrihte me ç’të mundej dhe më kapte dhe për flokësh, më linte të flija te kasollja e lopës. Dhe kur i thoja pse më rreth, më thoshte se je vajzë dhe vëllezërit i donte shumë. Më ka rraf aq keq sa qaja duke u mbytur ose me dilte gjak për hundësh”, shkruan ndjekësja.

Por akoma më rrënqethës ishte komenti i vajzës së bukur të ekranit, që në rreshta ‘ndërtoi’ shkakun dhe pasojën e dhimbshme.

“E di o ma!

E di o ma, që kur ti ishe si unë, askush nuk të ngrohu shpinën nga i ftohti. Askush nuk i mori duart e tu për t’i bashkuar me të vetat, dhe pranë gojës t’i afronte për t’i ngrohur me frymë. E di o ma që shpina jote rritej me kërcënimet se pas çdo fjale të thënë do të bëhej më e butë se barku dhe se duart e tua ishin mjet pune. Kështu siç janë të miat sot o ma!

E di o ma që askush nuk t’i fshiu lotët kur mbase lopa që mjelë të gjuajti me shkelm. E di që flokët t’u dhanë vërtetë në dorë sepse me shkelmin që të vrau ty, derdhi qumështin e familjes. E di që të kanë dhënë bukë të numëruar kothere më kothere me qindarkat e fituara nga ai qumësht.

E di o ma që ty të dinin vetëm emrin dhe nuk kuptoj si nuk u trete në vete kur ajo që të bëri kokën s’donte të dinte asgjë nga ty. A kishe ëndrra ti o ma! A doje të rriteshe!

E di o ma që kurrë askush s’të pyeti nëse ishe dashuruar me bariun shokun tënd. Me kthjelltësinë e qiellit apo aromën e luledeleve në lëndinë. E di e di qe askush nuk të pyeti e as leje s’të mori kur të puthi e kur në mish të hyri. Veç baba yt vazhdo i tha.

E di o ma që s’munde kurrë me thënë jo. Kurrë nuk the ndalo. Por unë ç’faj kam o ma!

Përse o ma vuajtjen që nuk u bëre dot njeri i dashur e i dëshiruar e derdh tek unë?! A mos vallë po më sprovon nëse kam fuqinë që s’kishe ti?! A mos vallë urren që linda me vujt si ti?! A po mundohesh o ma të bëhesh Zot i fatit tënd duke u bëre Zot i fatit tim?!

E di o ma, por ndal! Ndal o ma! Mos o ma! Mos. O ma!

Më puth o ma! Më përqafo! Jam e vogla jote dhe jam gati të jesh edhe ti e vogla ime. Të rritemi bashkë. Të shërohemi bashkë. Të dashurojmë bashkë kthjelltësinë e qiellit dhe aromën e luledeles në lëndinë.

Mbase kështu o ma, një ditë unë do të jem vërtetë luledelja jote, e ti bariu im”, shkruan Neda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)


Shtuar 27.09.2023 10:30