Sot, në Gjykatën e Tiranës, pritet të shqyrtohen masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar ditën e parë të revoltës së studentëve. Gazetarja Klodiana Lala, raportoi live për News24 se familjarët e të rinjve ndodhen në gjykatë, në pritje të vendimit për fëmijët e tyre.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe të mitur. Sipas informacioneve, 16 persona do të njihen me masën e sigurisë në këtë gjykatë, ku janë paraqitur edhe gjashtë masa të tjera shtesë.
Të lidhura
None found
Disa të rinj, mes tyre Kevin Metaj, i cilësuar si studenti hero i qëndresës ndaj dhunës policore, do ta marrin njoftimin për masën në spital, pasi janë plagosur.
Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit dhe u shoqërua me dhunë e përplasje mes të rinjve dhe policisë. Tubimet masive vijuan për dy ditë të tjera, gjatë ditës dhe natës, duke u përhapur edhe në rrethe të tjera të vendit.




