Mamaja e artistit njëherazi dhe finalistit të “Big Brother VIP Albania 5” Almir Shahini feston sot ditëlindjen, e ky i fundit i ka bërë një dedikim të veçantë mbretëreshës së tij.
Në një postim të ndarë në Instagramin e tij, Miri shkruan: Sot mbretëresha ime, mami im ka ditëlindjen dhe i uroj 1000 vite jetë.
Të lidhura
None found
Që me rrugëtimin e tij në formatin televiziv “BBVA5”, Miri u vendos në qendër të vëmendjes të botës së showbizit.
Strategjia e lojës që ai ndoqi në reality show, u komentua gjerë e gjatë në rrjet, kryesisht për marrëdhnëien që ai krijoi me Selinin, fituesen e këtij edicioni.
Në garë “kokë më kokë” me Selinin për të rrëmbyer fitoren e “BBVA5”, Miri nuk arriti “ta mposhtë” dot rivalen e tij, ndaj ai mbeti në vendin e dytë në finalen e Big Brotherit.
Postimi i Mirit:

