Lori Hoxha i plotëson dëshirën Donaldit, i dhuron çmimin e madh të BBV

Në startimin e programit më të ri “Më lër të flas”, e ftuar mbrëmjen e sotme është drejtuesja e Top Channel Lori Hoxha.

Siç duket Donaldit i ka mbetur pishman që nuk e fitoi çmimin e madh të “Big Brother VIP” dhe shprehu në formë batute se nuk ndihej i plotësuar nëse nuk do mund të merrte titullin ‘fitues’.

Lori Hoxha i plotëson dëshirën Donaldit, i dhuron çmimin e

Për t’i plotësuar dëshirën e Donaldit, Lori i ka “dhuruar” atij çmimin e madh si fitues i BBV.

Pas kësaj Donaldi tha se mbi të gjitha, është i lumtur që ishte pjesë e atij formati por nuk do të ishte keq edhe nëse di e kishte marrë realisht çmimin e madh.

Donald: Tani mund të nisim emisionin, ua sa nice. Përtej shakave jam shumë i lumtur që mora pjesë në Big Brother Vip, ishte një ekperiencë e mrekullueshme, nuk do të ishte keq po ta kisha fituar po s’ka gjë.

 

 

Shtuar 29.04.2022 22:41