Kriset marrëdhënia mes Brad Pitt dhe fëmijëve të tij, Vivienne heq dorë nga mbiemri i të atit

Marrëdhënia e aktorit Brad Pitt me fëmijët e tij nuk duket se po përmirësohet, pasi mosmarrëveshjet ligjore me Angelina Jolie janë kthyer kundër tij. Pas Zahara dhe Shiloh, që përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, edhe Vivienne hoqi dorë nga mbiemri i të atit.

Sipas OK Magazine, adoleshentja identifikohet tashmë si Vivienne Jolie në kastin e “The Outsiders”, ku ka punuar me nënën e saj si asistente. Pak muaj më parë, motra e saj, Zahara, u prezantua me krenari dhe me zë të lartë si Zahara Marley Jolie në një aktivitet.

Gjithashtu, Shiloh tani përdor vetëm mbiemrin e nënës së saj në rrjetet sociale. Një burim i afërt me Jolie thotë për revistën: Është zemërthyese. Fëmijët nuk duan të kenë fare lidhje me Brad.


Shtuar 24.05.2024 16:50