Kjo verë është e Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës (VIDEO)

Prej disa javësh, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora kanë paralajmëruar këngën e tyre më të re. Të dyja vajzat kanë bashkuar forcat dhe janë në pritje të lancimit të bashkëpunimit të parë së bashku.

Mirëpo, së fundmi, ato kanë ndarë disa video, ku shihen duke kënduar e qeshur së bashku.

Këngëtaret shfaqen të veshura të dyja me një fustan të zi të ngushtë, pak a shumë të njëjtë. Gjithashtu duken identike edhe me grimin dhe flokët.

Krah videos së publikuar, Elvana dhe Dhurata kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, duke lënë të kuptohet se të gjithë mezi po presin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)