Kitara e Elvis Presley-t shitet në ankand për shifrën marramendëse

Kitara elektrike që Elvis Presley përdori në 1968-ën është shitur për 450 mijë paund në ankand.

Mediat e huaja raportojnë se  Presley ra në dashuri me instrumentin, i cili i përkiste muzikantit të tij të sesionit Al Casey në atë kohë dhe e huazoi atë për një koncert televiziv.

Performanca e Elvisit me këtë instrument u transmetua në dhjetor 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas shtatë viteve  ndaj edhe rëndësia është më e madhe sesa e një kitare të zakonshme.

Kujojmë se pasuria e Elvis Presley-t u vlerësua 100 milionë dollarë pas vdekjes së tij.

Por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25 vjet, Lisa Marie.

Kjo e fundit para disa kohësh pretendoi se i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe ka akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë.

Ndërkohë vitin e shkuar, nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, ka vrarë veten në mënyrë tragjike.

Rezultatet e autopsisë treguan se Benjamin i kishte dhënë fund jetës me një pushkë gjaku, me të cilën kishte goditur veten në gojë.

Pas vdekjes së tij, menaxheri i Lisa Marie tregoi për “TMZ” se ajo ndihej e shkatërruar.


Shtuar 30.03.2021 16:39