Kida i këndon parave, fansat të zhgënjyer nga projekti i fundit i këngëtares

Në mesnatë, Kida publikoi këngën më të re “Dinero”. Kjo shënon projektin e dytë gjatë këtij sezoni për këngëtaren shqiptar, e cila do të jetë pjesë e albumit që do të sjellë së shpejti. Megjithatë, kënga e re nuk është pritur shumë mirë nga adhuruesit e saj.

Muzika është prodhuar nga Mixey Music ndërsa për tekstin është kujdesur NUK. Pikërisht për këtë të fundit, fansat e saj nuk kanë kursyer kritikat duke shprehur pakënaqësinë e tyre. Në sesionin e komenteve në Youtube, disa kanë shkruar:

“Kida është këngëtare dhe si këngëtare është super. Kompozitori s’di ça ka dasht me than me këtë tekst”, “Thats more Melinda or Tayna Style, definitely not Kida”, “Je këngëtare shumë e mirë por këtë këngë sen s’ke bo”, “Prisnim më shumë, urgjent ndërroi këta bashkëpunëtorë se publiku s’don kështu.”


Shtuar 3.09.2021 14:53