Kida i jep fund beqarisë, këngëtarja kurorëzon dashurinë me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Kida dhe partneri i saj, Ajbi, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në një ceremoni martesore të zhvilluar më 1 shtator në Romë të Italisë.

Të lidhura

None found

Pas rreth dy vitesh nga fejesa, çifti zgjodhi kryeqytetin italian për të organizuar ditën e tyre të veçantë, ku morën pjesë familjarë, miq dhe figura të njohura të muzikës shqiptare.

Dasma u mbajt në Villa Miani, një rezidencë historike në Monte Mario, zonë e njohur për pamjet panoramike të kryeqytetit italian.

Momente nga ceremonia u publikuan në rrjetet sociale nga të ftuarit, të cilët ndanë me ndjekësit edhe pamje e detaje nga eventi luksoz.

Për këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja u shfaq me një fustan të bardhë elegant, të punuar me dantellë, me mëngë të gjata dhe vello.

Atmosfera e dasmës u plotësua nga një dekorim me lule në nuanca rozë dhe pastel, duke i dhënë ambientit një pamje elegante dhe romantike.

Mes të ftuarve ishin edhe emra të njohur të skenës shqiptare, përfshirë Dafina Zeqirin dhe Yll Limanin.

Në një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes, Kida i kushtoi një këngë partnerit të saj dhe më pas e ftoi të bashkohej me të në pistën e vallëzimit.

“Ajb, e kam një surprizë për ty, të ftoj të kërcesh me mua”, i tha këngëtarja, duke marrë ovacione dhe reagime të shumta nga të pranishmit.

Propozimi për martesë i ishte bërë Kidës në vitin 2024, gjatë periudhës së ditëlindjes së saj.


Shtuar 2.09.2026 17:54

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet