Monedha përkujtimore me portretin e Trumpit ndez debat në SHBA

Një monedhë përkujtimore njëdollarëshe, ku është vendosur portreti i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është nxjerrë në shitje në kuadër të përgatitjeve për 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas AFP-së, blerësit mund ta sigurojnë monedhën në paketime me nga 25 ose 100 copë. Çmimi i tyre është përkatësisht 61 dhe 154 dollarë.

Të lidhura

None found

Dizajni paraqet në njërën faqe një shqiponjë, simbolin kombëtar amerikan, ndërsa në faqen tjetër është vendosur imazhi i Trumpit. Portreti i ngjan fotografisë së tij zyrtare, e cila është bazuar në një fotografi të realizuar nga policia gjatë hetimeve në Gjeorgji për akuzat mbi ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Miratimi i monedhës u bë në mesin e marsit nga Komisioni i Arteve të Bukura, anëtarët e të cilit janë emëruar nga Trump.

“Teksa i afrohemi 250-vjetorit, po hartojmë monedha që përfaqësojnë shpirtin e vendit tonë dhe demokracinë tonë”, deklaroi atëherë zyrtari i Thesarit amerikan, Brandon Rich.

Rich shtoi: “Nuk ka portret më ikonik për këto monedha sesa ai i Presidentit Donald Trump”.

Vendimi, megjithatë, ka hapur një debat të gjerë. Në fund të shkurtit, Komiteti Këshillimor i Qytetarëve për Monedhat (CCAC), një organ tjetër që jep rekomandime për monedhat e reja, nuk pranoi të shqyrtonte një propozim për krijimin e një monedhe me figurën e Trumpit.

Një prej anëtarëve të CCAC-së, Donald Scarinci, u shpreh se që prej Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, SHBA-ja nuk ka prodhuar monedha me portretin e një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike ndërsa ai ndodhet në detyrë.

“Vetëm kombet e sunduara nga mbretër ose diktatorë vendosin imazhin e udhëheqësve të tyre në monedhat e tyre”, deklaroi Scarinci.

Pavarësisht kundërshtimeve, monedha me portretin e Trumpit tashmë është hedhur në qarkullim si pjesë e aktiviteteve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara, duke marrë një rëndësi të veçantë për koleksionistët.


Shtuar 2.09.2026 17:52

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet