Kiara poston fotografinë e parë të Luizit me bebushen Luna në krahë

Ҫifti më i përfolur i momentit dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, mesditën e djeshme, u bënë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.

Lajmi është bërë me dije nga vetë çifti, të cilët nëpërmjet një postimi në “Instagram”,  njoftuan për ardhjen në jetë të bebushes së tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)


Sakaq, ditën e sotme, Kiara ka postuar një fotografi, ku Luizi shfaqet me të voglën e tij në krahë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)


Moderatorja ende nuk ka treguar më shumë detaje, lidhur me lindjen apo vështirësitë që ka hasur por nga një njoftim i bërë ditën e djeshme prej Luizit, çifti do të zhvillojë pasditen e sotme një videolive, teksa do të rrëfejnë emocionet e tyre që po përjetojnë si prindër.


Shtuar 1.05.2024 12:23