Ekzekutohet biznesmeni i njohur grek, një vit më parë i vranë edhe gruan

Biznesmeni i njohur grek Dimi Korfiati është ekzekutuar mesditën e sotme. Sipas mediave fqinje,  biznesmeni disa muaj më parë i kishte shpëtuar nga një prite të kundër tij, ku i humbi jetën gruaja.

Biznesmeni kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. Ndërsa ishte brenda, një burrë i panjohur për të u shfaq në oborrin e zyrës dhe filloi të qëllojë drejt zyrës së Korfiatis.

Në këtë moment 54-vjeçari u qëllua për vdekje, ndërsa një nga pronarët e zyrës u plagos lehtë. Ky i fundit u transportua në Spitalin Zakynthos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e një viti më parë

Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke e i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima ishte Christina Kloutsinioti, e cila ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

Deklarata e vëllait të viktimës

“Unë jam vëllai i Dimis, çfarë të të them? Nuk është koha e duhur sepse jam në skenën e sulmit vrasës. Ngjarja tragjike ndodhi disa orë më parë. Vëllai im ishte pranë një qendre tregtare 24-orëshe në Zakynthos, e cila ka shumë dyqane atje dhe është një vend i populluar. Vëllai im hyri në një zyrë kontabiliteti, vrasësit kaluan pranë me një makinë Fiat Panda. Ata ndaluan, qëlluan në derën e zyrës, hynë brenda, e vranë atë, u ngritën dhe u larguan. Kjo ishte e gjitha. Tani tre mbesat e mia do të mbeten jetime nga babai i tyre, pasi nëna e tyre u vra verën e kaluar”, tha vëllai i viktimës.

Shtuar 7.05.2021 03:05