Duke nisur nga data 2 qershor deri më 8 qershor do zhvillohet në Tiranë Java Kulturore e Italisë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, video ku shihen edhe momente të shkëputura nga qytete të ndryshme në Itali.
Të lidhura
None found
Rama thekson se do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të shumta që përfaqësojnë të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota.
“Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh fantastike si koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë”, shkruan Rama.
