“Jam shumë krenare që jam shtëpiake”, Zhaku rrëfehet pasi u bë nënë, kuptimi i veçantë i emrit të djalit

Inida Gjata Kreuz, e njohur si Zhaku, u bë nënë për herë të pare pak javë më parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Amon. E ftuar tek “Rudina”, Zhaku foli për emocionet e para si nënë dhe sesi ka ndryshuar jeta e saj.

Artistja tregoi edhe kuptimin e emrit “Amon”, duke thënë se do të thotë “njeri i popullit”.

“I jam dedikuar plotësisht mëmësisë dhe plotësisht jam bërë një shtëpiake krenare, madje Kristiani u habit, kur unë me shumë krenari thosha në spital jam shumë krenare që jam shtëpiake. Shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë. Amon ka kuptim, se është emër i vjetër i përdorur në Egjiptin e lashtë dhe përfaqësonte djalin, njeriun e popullit”, tha Zhaku.