I dërgoi Donaldit parashutë që i kujtoi Borën, Beatrix i kthehet keq Kledit: Çfarë njeriu je ti? (VIDEO)

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix është folur shumë gjatë në rrjet, ndërsa ditën e sotme, në një rrëfim ekskluziv për ‘Fan Club’, Beatrix Ramosaj ka zbuluar më tepër.

E pyetur nëse ishte e vetëdijshme për ‘uraganin’ që krijoi kur nisi një marrëdhënie me Donaldin, Beatrix tha se e priste të kishte aq shumë reagime negative, edhe pse nuk priste që ishin në përmasa kaq të mëdha.

“Ke çifte që sot e kësaj dite janë të ndarë dhe vazhdojnë kanë atë shpresën. E dija e kisha menduar, e dija që do kishte njerëz që nuk do ta pëlqenin lidhjen time me Donaldin, por që nuk e kisha marr me mend që do të ishte në përmasa kaq të mëdha”, tha ajo.

“E shkuara e askujt nuk fshihet. E shkuara është e shkuara dhe ti ndjen paqe me atë gjënë dhe unë ashtu kam reflektuar”, tha më tej Beatrix.

Ajo gjithashtu u pyet rreth parashutës që i erdhi Donaldit pikërisht në ditëlindjen e Borës me datën e lindjes të shkruar në të.

E pyetur për këtë Beatrix reagon e lënduar me Kledin që ishte një nga organizatorët:

“Kledi më ka pritur mirë. Por kur pash komentet u çudita. Thash nëse ky e ka bërë kërë gjënë kur unë dola dhe nuk kisha informacion më përqafoi, çfarë njeriu je ti? Po gjithkush për vete. Nuk më kontaktuar”,


Shtuar 6.02.2022 15:52