I dashuri i Selenës u tall me idenë e Hailey-t/ Kylie del në ‘mbrojtje’ të mikes së saj

I dashuri i Selena Gomez, Benny Blanco së fundmi ka hedhur një kunjë drejt Hailey Bieber.
Hailey kohët e fundit ka lancuar një kasë të re telefoni ‘Rhode’ që përmban një vend për të mbajtur shkëlqyesin e buzëve, dhe mesa duket për disa njerëz kjo gjë duket qesharake. Një prej tyre është dhe Benny, i cili me sa duket u tall me idenë ndërsa ndau në ‘Instagram Story ‘ një foto të kasës së tij të telefonit që ka një hot-dog të madh mbi të.
Menjëherë pas kësaj, e mikja më e mirë e Hailey-t, Kylie Jenner, postoi duke thënë se ajo “e dashuron” kasën e saj të re të telefonit. Sic duket kjo ishte një kunjë e drëjtpërdrejtë jo vetëm për Benny-n, por dhe për cdo individ tjetër që i duken qesharake kasat e lancuara prej Hailey-t.