Mbrëmjen e djeshme, banorët janë ndarë në çifte dhe më pas u është dashur që t’u përgjigjen disa pyetjeve pikante. Nëse zgjidhnin që të mos përgjigjeshin, atëherë do të pinin.
Arjola dhe Ilir ka qenë çifti i parë që janë ulur përballë dhe në të gjitha pyetjet njëra ka marrë vëmendjen.
Iliri: Kë do doje të puthje? (bëhet fjalë për puthje në buzë pasi Arjola përmend disa prej vajzave që ka puthur në buzë)
Arjola: Monikën, meshkujve nuk do t’ju a jap këtë shans të dalin në portale.
Iliri: Shpresoja kot.
Dhe më pas kanë plasur të qeshurat mes të dyve që duket se e shijuan shumë këtë moment që në fakt nuk tregon pak.
“Cili është kundërshtari më i fortë”,- e pyeti Arjola- Ilirin. Pas disa sekondash reflektim ai zgjodhi pikërisht Donaldin si një lojtar të cilin ai e konsideron si kundërshtar të denjë./albeu.com/