Afros 2100 fluturime të anuluara në Britani; shefit të Nats i vihet afat njëjavor për shpjegime

Një avari teknike në sistemin e përpunimit të fluturimeve të kompanisë Nats, përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar, ndodhi rreth orës 13:00 të së martës dhe paralizoi disa prej aeroporteve më të rëndësishme të vendit, përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të analistëve të Cirium, rreth 2100 fluturime u anuluan në aeroportet britanike si pasojë e incidentit. Gjatë së martës, nga 5800 fluturime të programuara, 1750 u pezulluan, ndërsa 541 prej tyre ishin në Heathrow. Edhe të mërkurën, më shumë se 300 fluturime u anuluan për shkak të pasojave të ndërprerjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Nats, Martin Rolfe, i është dhënë një afat njëjavor për të paraqitur një raport të detajuar lidhur me defektin që shkaktoi kaosin në aviacionin britanik dhe solli këto anulime masive.

Rolfe tha se do të kryhet një hetim i thelluar për të zbardhur shkakun e avarisë. Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, ai u zotua se “do të bëjmë një hetim shumë të plotë” dhe theksoi se në këtë fazë është përjashtuar një sulm kibernetik.

Nats konfirmoi se problemi kishte të bënte me sistemin e saj të përpunimit të fluturimeve, por saktësoi se defekti aktual ishte i ndryshëm nga ato që shkaktuan ndërprerje të mëdha në vitet 2023 dhe 2025. Rikthimi në funksionim normal u arrit pas katër orësh, por kompania e cilësoi atë si një proces tejet kompleks dhe tha se rrjetit të aviacionit do t’i duhej kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Ryanair ka kritikuar ashpër mënyrën se si u menaxhua situata. Kompania njoftoi se më shumë se 250 fluturime të saj u anuluan dhe se kostoja e ndërprerjes do të jetë në përmasa milionëshe. Michael O’Leary, drejtori i saj ekzekutiv, kërkoi dorëheqjen ose shkarkimin e Martin Rolfe, duke argumentuar se problemet e përsëritura me kontrollin e trafikut ajror dëshmojnë një dështim të vazhdueshëm të sistemit.

Yvonne Moynihan, drejtoresha menaxhuese e Wizz Air UK, i bëri thirrje gjithashtu Rolfe të konsiderojë dorëheqjen. Ajo theksoi se pas tre incidenteve të rënda, drejtuesit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Shoqata britanike e udhëtimeve Abta kërkoi shpjegime për atë që shkoi keq, duke theksuar se përparësia e menjëhershme është mbështetja e pasagjerëve të prekur.

British Airways bëri të ditur se u detyrua të anulonte gati 550 fluturime, duke prekur më shumë se 85,000 udhëtarë. Pavarësisht se problemi ishte plotësisht jashtë kontrollit të saj, kompania kërkoi ndjesë për shqetësimet dhe konfirmoi se arriti të operonte rreth 80% të programit të zakonshëm.

Ndërprerja preku drejtpërdrejt aeroportet kryesore të Londrës dhe Manchesterit, ku operacionet u pezulluan për disa orë gjatë pasdites. Në Heathrow, incidenti fillimisht ndikoi vetëm tek nisjet; por teksa aeroporti u mbush me avionë që prisnin të niseshin, disa fluturime që po mbërrinin u devijuan drejt aeroporteve të tjera evropiane.

Ndërkohë, linjat ajrore vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe pasagjerët në disa prej aeroporteve më të mëdha të vendit ende po përballen me vonesa dhe anulime.


Shtuar 9.09.2026 21:56

sultanbeyli escortiptvJojobetsahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet GirişMarsbahis