Habit Jennifer Lopez: Të këndoja me Shakirën ishte ideja më e keqe në botë

Jennifer Lopez ka ndarë për herë të parë një “sekret” me fansat e saj për sa i përket performancës së saj në Super Bowl të vitit 2020, ku ajo së bashku me Shakirën performuan në këtë skenë gjigante.

Rreth kësaj ngjarje dhe faktit që të dyja këngëtaret ndanë këtë skenë së bashku JLO është shprehur se për të ka qenë një moment i vështirë që të dyja të mund të ndërthurnin këngët dhe performancat e tyre njëkohësisht për ta sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme në sytë e publikut.

Sipas saj nuk duhet të ngjiten në skenë dy këngëtare latine latine kur mund të ngjitet vetëm një sepse kështu ka funksionuar kjo gjë historikisht, të gjithë këto momente Jennifer Lopez i shfaq tek dokumentari i saj “Halftime” në Netflix që do të shfaqet në 1 Qershor.

Po ashtu këngëtarja është dukur e acaruar teksa po bisedonte me menaxherët për sa i përkiste performancës së Emme, vajzës së saj e cila do të qëndronte në skenë në një kafaz, si simbol i fëmijëve që po ndaheshin nga prindërit në kufijtë e SHBA-së, dhe për këtë gjë këngëtarja nuk bëri kompromis.