Motra e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra ditën e djeshme me tritol pranë rrethrrotullimit të TEG ka bërë një postim rrënqethës në rrjetet e saj sociale.
Duke publikuar një foto të vëllait të saj bashkë me një vajzë të vogël që mund të jetë vajza e saj dhe mbesa e Aleksandrit, ajo shkruan se tanimë nuk ka arsye për të jetuar pasi jetonte vetëm për të.
“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan motra e 27-vjeçarit.
Atentati i ditës së djeshme mbetet ende mister, ndërsa policia ka dyshime të forta se është bërë nga vrasës me pagesë, të paguar nga një person që mund të ketë pasur konflikte me të riun nga Memaliaj.
27-vjeçarit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ishte i precuar më parë për vepra të ndryshme penale. /albeu.com