Grida Duma guxon me ndryshimin, merr gjithë vëmendjen me look-un e ri (FOTO LAJM)

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka patur gjithmonë vëmendje për look-un e saj dhe është cilësuar shpeshherë si një nga politikanet më simpatike shqiptare.

Grida kujdeset shumë për pamjen e saj dhe gjithashtu bën ndryshime herë pas here, por ky i fundit ishte shumë i guximshëm.
Grida Duma ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” dhe flokët e politikanes u komentuan shumë.

Grida u shfaq me një stil flokësh punk, të kapur bisht, me baluke, me makeup të errët dhe kostum të zi me viza.

Duhet thënë se politikanes i shkonte shumë ky look dhe mesa duket do e shohim të eksperimentojë shpesh me flokët.


Shtuar 27.11.2021 13:10