Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë hedhur hapin e radhës në romancën e tyre që po rritet ditë pas dite.
Sipas një raporti nga “HollywoodLife”, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, 41 vjeçe, takoi nënën e komedianit 28-vjeçar të “Saturday Night Live”, Amy për ‘disa orë’ gjatë udhëtimit të Kim në New York City gjatë fundjavës. “Shkoi shumë mirë”, tha një burim për gazetën.
Ndërkohë, “In Touch raportoi” se Pete kishte ‘prezantuar tashmë’ nënën e tij me Kim-in disa javë përpara se çifti i ri të shihej në një kinema në vendlindjen e Pete, Staten Island, të shtunën mbrëma.
Një burim i brendshëm zbuloi se Amy dhe motra 23-vjeçare e Pete, Kejsi, “tashmë kanë dhënë vulën e miratimit”.
“Ata të gjithë u takuan në Staten Island”, shtoi burimi.
Komediani ndan një marrëdhënie të ngushtë me Amy dhe Casey. Pete jetoi me nënën e tij për disa vjet në një shtëpi që ata blenë së bashku në Staten Island.
Prillin e kaluar, interpretuesi i stand-up tha se ai ishte zhvendosur nga bodrumi i nënës së tij dhe kishte blerë një shtëpi.
“Sapo u largova nga shtëpia e nënës sime,” tha ai në një video të TikTok teksa hynte në apartamentin e tij të ri.