Foto/ A është ftohur raporti mes Selinës dhe Kristit? Dy ish-banorët e Big Brother VIP 5 nuk ndiqen më në Instagram

Raporti mes fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit, dhe ish-banorit Kristi Lamajt duket se ka hyrë në një fazë të re, disa muaj pas mbylljes së reality show-t.

Të lidhura

None found

Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë, nuk është më pjesë e listës së ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram.

Ky veprim në rrjetet sociale ka ngjallur kureshtje te fansat, veçanërisht pas komenteve që të dy kishin bërë së fundmi në Post Big Brother VIP.

Gjatë eksperiencës në shtëpi, Kristi kishte pranuar në dhomën e rrëfimit se ndiente pëlqim për Selinën. Në deklaratën e tij, e cila nuk ishte transmetuar më parë, ai kishte thënë se, nëse do të ndryshonte diçka në përvojën e reality show-t, do të zgjidhte ta kishte fituesen pranë vetes.

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”, kishte deklaruar Kristi.

Kur u pyet për këtë qëndrim në Post Big Brother VIP, ai sqaroi se tërheqja e tij ndaj Selinës kishte të bënte veçanërisht me inteligjencën dhe mënyrën e saj të të menduarit.

“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar. Këtë e kam diskutuar me Selinin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, u shpreh ai.

Edhe Selin konfirmoi se e kishte dëgjuar më herët për këtë pëlqim, pasi Kristi ia kishte treguar gjatë kohës kur ndodheshin së bashku në shtëpi.

“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën, më ka thënë që një ditë në dhomën e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrën si mendon dhe si vepron”, tha Selin.

Ajo e cilësoi lidhjen e krijuar me Kristin si një raport që kaloi nga përplasjet fillestare në respekt dhe afërsi të madhe.

“Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë”, deklaroi ajo.

Pavarësisht fjalëve të tyre dhe miqësisë që kishin treguar publikisht, heqja e ndjekjes në Instagram nga të dyja palët ka hapur diskutime të reja. Ndjekësit po përpiqen të kuptojnë nëse ky veprim është shenjë e një krisjeje në marrëdhënien mes Selinës dhe Kristit.


Shtuar 4.08.2026 11:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet