Fatmira Breçani bëhet gjyshe për herë të parë

Këngëtarja Fatmira Breçani është bërë gjyshe për herë të parë dhe lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë me një postim në rrjete sociale.

“Tash zyrtarisht statusin gjyshe. Jam shumë e lumtur dhe falënderimi i shkon të madhit Zot për këtë mrekulli që na bekoi. E paç jetën e gjatë Triumf dhe të premtoj që gjithmonë do jesh i rrethuar nga shumë dashuri”, shkruan Breçani krahas fotos së publikuar.

Në foton e publikuar vihen re komente e pëlqime të shumta që vërshojnë në drejtim të saj.

 

 

Miqtë e këngëtares, por jo vetëm, nuk kanë ngurruar t’i urojnë jetë të gjatë vogëlushit, të cilin siç thekson Breçani në postimin e bërë, është pagëzuar me emrin Triumf.

Shtuar 22.05.2021 16:47