E kritikuan pse bëri shqiponjën me duar, por çfarë tha Anxhela për tre këngëtaret serbe?

Anxhela Peristeri do të performojë mbrëmjen e sotme në finalen e madhe të spektaklit evropian “Eurovision 2021”.

Këngëtarja shqiptare do të ngjitet e dyta në skenë për të performuar në gjuhën shqipe këngën “Karma”.

Së fundmi, gjatë një interviste për “Prive”, Peristeri u shpreh shumë e lumtur që këtë vit “Eurovision” po realizohet.

Para disa kohësh, tre këngëtare serbe kënduan live këngën e Anxhelës, të cilën thanë se e pëlqejnë shumë.

Ndonëse mediat serbe e cilësuan të turpshëm simbolin e shqiponjës dykrenare të Anxhelës para gazetarëve, këngëtarja u shpreh kështu për tre këngëtaret serbe:

“Janë tre vajza shumë simpatike të cilat i kam takuar. Mendoj që është një këngë hit, një këngë që po ecën shumë mirë dhe është shumë e dashur nga fansat dhe i uroj gjithë të mirat dhe përfaqësuesve të serbisë”.

Shtuar 22.05.2021 16:42