Moderatorja Eva Murati, ka përjetuar një moment të papritur pas një incidenti që ka dëmtuar syrin e saj. Gjatë një udhëtimi në Bahrain, ku mori pjesë në një ngjarje të veçantë për nder të artistit të njohur Abbas Almosawi, Eva shpërndau një foto me një shami në kokë, duke mbajtur syrin e dëmtuar.
Duke e ndarë këtë moment me ndjekësit e saj, Eva nuk ka ngurruar të tregojë me humor situatën. Ajo postoi një foto duke pritur makinën për t’u dërguar në spital dhe shkroi:
“Këtu isha unë duke pritur makinën të më çonte në spital. Mendoj se duhet të vendos hajmali në çdo foto që postoj.”
Eva Muratin, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një album fotografik nga pasditeja që kaloi në Bahrain. Ajo ishte pjesëmarrëse në ngjarjen për nder të përvjetorit të 50-të të Abbas Almosawi-t, një ngjarje që bashkoi artin dhe kulturën e Bahrainit.