Është “shndërruar” për filmin e ri, fasnat nuk njohin aktorin me famë botërore (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, u publikua fo0tografia e parë e Leonardo DiCaprio-s dhe aktores Lily Gladstone, e realizuar gjatë xhirimit të filmit thriller “Killers of the Flower Moon”.

Imazhi në fjalë u publikua nga aktori i famshëm i “Hollywood”-it në “Instagram”, ku të dy shfaqen të ulur në një tryezë. “Hindustan Times” shkruan se filmi drejtohet nga regjisori fitues i çmimit “Oscar”, Martin Scorsese.

Ajo çfarë shkaktoi më shumë reagim pas këtij postimi, ishte pamja e Leonardo-s. Reagimet e fansave ishin të shumta, të cilët e konsideronin DiCaprion si një aktor ‘të panjohur’ me këtë look.

Shumica e komentuesve në “Twitter” u shprehën se nëse do të shihnin vetëm foton, nuk do e identifikonin menjëherë DiCaprio-n.

Ende nuk është publikuar data e saktë se kur do të lancohet ky film, por disa burime kanë bërë të ditur se do të jetë gati në 2022-in.

Sipas raporteve të fundit, personazhi i DiCaprio është “nipi i një fermeri të fuqishëm lokal”, i luajtur nga kolegu i së njëjtës linjë me Scorsese, Robert De Niro. Gjithashtu në rol kryesor, si partnerja e DiCaprios në këtë film, do të jetë Lily Gladstone, një grua nga Oklahama.

Historia e vërtetë e “Killers of the flower Moon” ndodhi në vitet 1920, kur një numër të pasurish të Osage Nation, një fis amerikan vendas, të cilët zbuluan depozita të mëdha nafte nën tokën e tyre, u vranë.


Shtuar 12.05.2021 16:17