Neymar thërret CR7 te PSG

Neymar, e ka ftuar Cristiano Ronaldon që t’i bashkohet te skuadra e Paris Saint-Germainit.

Në një intervistë për mediumet franceze, Neymar ka pranuar se dëshiron që të luajë përkrah Ronaldos.

Ylli portugez është pjesë e Juventusit dhe ka gjasa të mëdha që të largohet në fund të këtij sezoni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.

PSG-ja është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e Ronaldos, i cili këtë sezon ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje.

“Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam luajtur me lojtarët e mëdhenj si Kylian Mbappe e Lionel Messi por nuk jam luajtur ende me Ronaldon”, është shprehur Neymar 29-vjeçar.


Shtuar 12.05.2021 16:18

Tags: , ,