“Është Photoshop”, Ermal Mamaqi “turpëron” Bora Zemanin në fotot e fundit (FOTO LAJM)

Ajo është padyshim një ndër moderatoret më simpaktike shqiptare. Po flasim për Bora Zemanin, e cila në çdo dalje të sajën shoqërohet me mjaft vëmendje.

Njësoj ndodh edhe me fotot e saj në Instagram ku moderatorja numëron 1 milion ndjekës.

Në foton e fundit në Instagram, Bora shfaqet e veshur me një fustan të kuq me një të çarë anë në njërën anë të këmbës, ndërsa në kokë kishte vendor një kapele.

E teksa mori mijëra pëlqime dhe komente, një ndër ndër ta ra në sytë e publikut.

Ishte komenti epik i moderatorit të njohur Emral Mamaqit, i cili ka shkruar: “Është fotoshop. Si ka mundësi që rri ashtu në ajër ai fustan? E pra. Ja pra. Na pra.”

Megjithatë aktori njihet për reagimet e e tij epike, ndërsa ky koment ka bërë që shumë nga fansat e tyre të qeshin.

Gjithashtu edhe vetë Bora Zemani e ka marrë me mjaft pozitivitet komentin duke ia kthyer: S’te shpëton gjë.


Shtuar 27.06.2023 09:42