Emily Ratajkowski ndryshon “look” dhe kërkon mendim nga ndjekësit

Supermodelja, Emily Ratajkowski ka postuar së fundmi në Instagram disa foto ku duket krejtësisht ndryshe. Ratajkowski ka kërkuar nga ndjekësit të gjejnë se me cilin personazh të famshëm ngjan, shkruan Protothema.gr.

Në disa nga fotot, modelja shfaqet e zhveshur, me një parukë bjonde duke fshehur gjoksin me duar dhe flokë. Në të tjerat, ajo mban një parukë të shkurtër rozë. Në mbishkrimin e postimit ajo ka shkruar: “Kush është ajo? Vetëm përgjigje të gabuara.”

Modelja amerikane u bë e famshme në vitin 2013 pasi u shfaq topless në videoklipin e Robin Thicke të Blurred Lines, por shpjegoi se nuk e priste kurrë një sukses të tillë dhe gjithashtu se ishte e kushtëzuar nga vizioni mizogjen, i ngulitur nga kultura dhe stereotipet sociale.

SHIKONI POSTIMIN MË POSHTË:

View this post on Instagram

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata)

 


Shtuar 18.04.2024 18:50