Prej kohësh po përflitet se çifti shumë i dashur i publikut, moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.
Këto hipoteza lindën vetëm si shkak i distancimit të çiftit në publik, detaj i cili nuk u kalua pa u vënë re nga fasnat.
Por Albeu.com konfirmon sot ndarjen e çiftit. Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores.
Në Janar të 2020, çifiti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Noah. Prindërit e Noah janë njohur në ambientet e televizionit ku punonin të dy. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë. “Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28. Ajo zgjodhi që këtë ditëlindje ta kalojë jashtë vendit, në Zvicër, dhe sigurisht në sy ra mungesa e Alfios. /albeu.com/