Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, po përflitet së fundmi si një ndër emrat e mundshëm për të moderuar dy netët finale të spektaklit “Yjet e Diasporës”.
Në llogarinë zyrtare të emisionit në “Instagram”, është publikuar një foto me siluetën e një vajze misterioze, shoqëruar me pyetjen: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales“?
Të lidhura
None found
Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit kanë vërshuar me komente, ku shumë prej tyre janë të bindur se bëhet fjalë pikërisht për Eglin, duke parë edhe afrimin e saj me ekranin pas daljes nga BBVIP.
Ky dyshim nuk vjen pa arsye: gjatë një bisede në “Post BBVIP”, Ledion Liço, i sugjeroi Eglit se e shihte me potencial për të qenë një moderatore e denjë për ekranin shqiptar.
Mesa duket, fjalët e Ledionit po marrin formë shumë më shpejt nga sa pritej.
Do të jetë Egli Tako fytyra e re e ekranit? Pritet konfirmimi.

