Egla Ceno reagon për herë të parë në rrjetet sociale pasi fitoi Big Brother VIP 3: Do të shihemi…

Egla Ceno ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pasi fitoj çmimin e madh në “Big Brother” , ku ka publikuar një foto në momentin që ka marrë në dorë çekun prej 100 mijë eurosh.

Në këtë postim ajo shpreh mirënjohjen dhe një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe votuar në rrugëtimin e saj në BBV3.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt”, shkruan ajo.

Mbrëmjen e djeshme, fituesja Egla Ceno fiku të gjitha dritat e shtëpisë dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Egla u bë gruaja e parë që fiton një edicion VIP të këtij reality show.


Shtuar 26.05.2024 21:52

Tags: