Edhe princi ia fut kot ndonjëherë, William zbulon dhuratën më të çuditshme që i ka bërë Kate (FOTO LAJM)

Në ndryshim nga princ Harry dhe Meghan Markle, princi William dhe Kate Middleton janë më të rezervuar në daljet e tyre publike. Historia e tyre e dashurisë daton që në bangat e universitetit dhe sigurisht që ka patuy ulje-ngritjet e saj, madje edhe një periudhë ndarjeje, megjithatë ia dolën mbanë dhe tashmë kanë krijuar një familje të bukur dhe janë të adhuruar nga mijëra ndjekës.

Ata janë së bashku prej 19 vitesh, përfshirë këtu 10 vite fejesë dhe 11 martesë dhe sigurisht si çdo çift, ata kanë shkëmbyer më mijëra dhurata me njëri-tjetrin, por ja që jo gjithmonë kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe në këtë pikë duka i Cambridge ka shumë për të rrëfyer.

Princi ka zbuluar edhe dhuratën me të çuditshme që i ka bërë gruas që do. Para 5 vitesh ai i dhuroi Kate një palë dylbi, për arsye që ende sot nuk di t’i shpjegojë.

“Para tre vitesh, i dhurova gruas time një palë dylbi, dhe ajo ende sot ma përmend. Kur i nxorra nga paketimi mundohesha të bindja veten që janë të lezetshme. ‘Shiko’, i thoja Kate me to mund të shohësh shumë larg”, tregoi me humor William duke shkaktuar të qeshura.


Shtuar 28.10.2022 14:25