Një përplasje mes një “Mercedes-Benz” dhe një “Audi A3” është regjistruar këtë të premte në rrugën Elbasan-Peqin.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, konkretisht një grua dhe dy burra.
Të lidhura
None found
Ende nuk janë përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit shkuan forcat e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulancat, ndërsa të plagosurit po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
