E njohim të gjithë, kjo është shoqja shqiptare e Kylie Jenner (FOTO LAJM)

Kylie Jenner dhe këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj janë bërë tashmë mikesha. Vajzat janë parë së fundmi bashkë në një foto të mikut të tyre të përbashkët, grimierit Ariel. Ariel shihet duke pozuar në mes të Kylie-t dhe Anxhelinës, të cilat janë veshur të dyja me fustan të zi. Por kjo nuk është hera parë që vajzat shihen bashkë.

Kur Ariel kishte ditëlindjen, Kylie dhe Anxhelina ishin të ftuara e madje këngëtarja shqiptare u shfaq në videon e postuar nga miliarderja. Ndërsa foto e realizuar sot është publikuar edhe nga Kylie, ç’ka tregon se ajo tashmë është bërë shoqe me Anxhelinën.


Shtuar 27.01.2023 12:41