E indinjuar nga refuzimi që i bën stilistët, Bebe Rexha: ‘Grammy’-n do ta shijoj duke shkuar me nënën time, vëllanë dhe babanë

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, javë më parë është shndërruar në një prej emrave më të përfolur në mediat e huaja.

Fakti që dizajnerët e njohur dhe shtëpitë e modës refuzuan dizajnimin e fustanit të saj për shkak të masave, bëri që Bebe Rexha të shpërthejë me një reagim në rrjetet sociale.

Edhe Rita Ora tregon se ka pasur probleme me stilistë të cilët nuk kanë dashur të dizajnojnë veshje për përmasat e saj

Megjithatë, asaj i është ofruar mbështetje e madhe nga emra eminentë të muzikës, si Demi Lovato e shumë të tjerë, të cilët kanë komentuar në reagimin e saj në rrjetet sociale.

Bebe Rexha (Foto: Thearon W. Henderson/Getty Images/Guliver)

E gjithë këtë suport, këngëtarja shqiptare thotë se nuk e kishte pritur!

Në një bisedë për revistën People, Rexha thotë se deshi të tregojë vetëm të vërtetën e hidhur.


Shtuar 31.01.2019 22:17