E imitoi në këndim, Flori Mumajesi i ka dy fjalë për Romeon

Shumë pak ditë kanë kaluar nga startimi i spektaklit televiziv “BBVA3” por zhurma e tij ka pushtuar menjëherë median online.

Një video e Romeos, teksa imiton Flori Mumamjesin, teksa këndon këngën “Me sy mbyllur”, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut por jo vetëm.

Kantautori i famshëm ka reaguar gjithashtu në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, duke postuar videon e Romoes duke kënduar dhe madje përmes tij i premton se nëse fiton, ai do i përgatisë një “remix” me titull të ri, pra jo “Me sy mbyllur” por “Me sy hapur”.

“Nëse e fiton e meriton një “remix” me titull të ri “Me sy hapur””, ka shkruar Mumajesi bashkangjitur postimit të hedhur në Instastory.