Dy vite nga sherri i bujshëm, Alketa Vejsiu i kërkon publikisht falje Arilena Arës (VIDEO)

Festivali i 58 i Këngës në RTSH, është padyshim një ndër më të bujshmit. Në rradhë të parë sepse për herë të parë po organizohej nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu dhe më pas për konkurrencën mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës e cila u shoqërua më një zhurmë të madhe në atë kohë.

Arilena u shpall fituesja e festivalit dhe kjo ndau ne dysh publikun shqiptar dhe gjithashtu nje pjese te VIP-ave.

Arilena dhe Alketa kanë patur një raport shumë të ngushtë, të nisur vite më parë kur Arilena, ende fëmijë mori pjesë te ‘Gjeniu i vogël’ ku Alketa ishte prezantuese. Lidhja mes tyre u shkëput gjatë ‘Festivalit të Këngës’ të vitit 2019.

Arilena arriti të triumfonte për të na përfaqësuar në ‘Eurovision’ duke i lënë vendin e dytë Elvana Gjatës. Gjë që shkaktoi shumë bujë dhe kontestime, me publikun që u nda në dy kampe: ata që mbështesnin Arilenën dhe ata që mbështesnin Elvanën. E kampit të dytë duket se i përkiste edhe Alketa.

Moderatorja i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit të publikut. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Arilenës, e cila nuk vonoi shumë dhe e hoqi moderatoren nga Instagram-i. Më pas të njëjtën gjë bëri edhe Alketa.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)