Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, autobusi përplaset me makinën

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas ku një autobus është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Qukës.

Raportohet se autobusi është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

Aksidenti ka krijuar radhë të gjata mjetesh deri në 2 km./albeu.com


Shtuar 19.06.2022 15:09