Dua Lipa lancon hitin e ri, njihuni me ‘Illusion’ nga diva e muzikës

Dua Lipa sapo ka lancuar projektin e saj muzikor më të ri.

Ylli i muzikës po përgatitet për publikimin e albumit të saj të shumëpritur, “Radical Optimism”, i cili pritet të lancohet në më pak se një muaj.

Më 11 prill, Dua zbuloi këngën e saj të fundit, që me siguri do të kthehet në një prej hiteve të kësaj vere.

Drejtuar nga Tanu Muino, videoklipi muzikor për “Illusion” shfaq Lipën mes një spektakli kërcimtarësh të sinkronizuar në Piscina Municipal de Montjuïc në Barcelonë, Spanjë – një vend që të kujton videon ikonike të Kylie Minogue “Slow”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 


Shtuar 12.04.2024 12:06