Rama vizitë në Paris/ Nis takimet me Unionin e Sipërmarrësve të Francës (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka nisur turin e vizitave në Paris të Francës.

Takimet në Paris, kryeministri Edi Rama, i nisi me  Unionin e Sipërmarrësve të Francës.

Kreu i qeverisë shqiptare, zhvilloi një bisedë me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, ndërsa publikoi në rrjetet sociale pamjet nga ky takim.

Në këtë takim, Rama shoqërohej nga ministrat, Mirela Kumbaro, Blendi Gonxhe e Arbjan Mazniku.

“Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës”.

Më tej, Rama pritet të ketë një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.


Shtuar 12.04.2024 12:03

Tags: , ,