Do surprizoheni kur të merrni vesh këngëtaren ndërkombëtare që po bashkëpunon Elvana Gjata

2021 duket se do jetë viti i Elvana Gjatës e cila po na habit me surpriza të shumta. Pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, muajit e fundit artistja ka qenë shumë aktive, duke sjellë një EP, këngë të reja, e madje u është rikthyer edhe intervistave. Por, prisni se ka akoma! Surpriza e verës nga këngëtarja për fansat e saj është një bashkëpunim me dy artistët ndërkombëtarë Inna dhe Sickotoy. Lajmin e ka dhënë vetë Elvana përmes një postimi në “Instagram” ku ka postuar një foto shkëputur nga videoklipi. Kujtojmë se Inna është autore e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” etj. Prej kohësh mes dy gocave ishte vënë re një miqësi e mirë pasi ato suportonin njëra-tjetrën në rrjetet sociale për projektet përkatëse. Kënga e tyre mban titullin “Papa’ teksa nuk ka ende një datë publikimi por mezi po presim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Kënga e fundit që ajo ka publikuar është “Loti” që rezultoi shumë e suksesshme dhe po dëgjohet kudo. Më 16 prill, Elvana u rikthye me “Çelu”, një mini-albumin që përmban 7 këngë, i cili ka marrë pëlqimet e padiskutueshme të publikut. “Çelu” synon që të çelë shpirtin e vetë këngëtares fillmisht, por edhe të të gjithë shqiptarëve që kohët e fundit kanë përjetuar një situatë aspak të lehtë.

Ndërkohë, kohët e fundit Elvana është përfolur për një bashkëpunim me këngëtarin e dashur shqiptar, Yll Limani. Shkak janë bërë disa komente të shkëmbyera mes tyre në rrjetet sociale, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim të këtyre zërave.


Shtuar 15.07.2021 14:26